Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se “operacioni i tij special ushtarak”, i njohur ndryshe si pushtimi i Rusisë në Ukrainë, “po shkon sipas planit”, raporton BBC, transmeton arbresh.info.
Pretendimi i tij vjen pasi shumë analistë kanë sugjeruar se pushtimi nuk ka shkuar sipas planit.
Në një fjalim televiziv, ai akuzoi forcat ukrainase për marrjen peng të “mijëra qytetarëve të huaj” dhe përdorimin e civilëve si “mburoja njerëzore” ai nuk dha asnjë provë për këto pretendime.
Ai shtoi se rusët dhe ukrainasit ishin “një popull” dhe tha se do ta “shkatërronte këtë “anti-Rusi” të krijuar nga Perëndimi”./arbresh.info/
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...