Organizata joqeveritare Human Rights Watch (HRW) thotë se ka prova se një “raketë balistike ruse që mbante një municion thërrmues goditi pak jashtë një spitali” në Ukrainë të enjten, afër Donetsk.
Në raport thuhet se katër civilë u vranë dhe 10 u plagosën. Gjashtë nga të plagosurit janë punonjës të kujdesit shëndetësor, transmeton portal arbresh.info
Organizata thotë se “intervistuan veçmas me telefon një mjek dhe një zyrtar nga spitali, i njohur si Spitali Qendror i Qytetit, i cili dha emrat e atyre që u plagosën ose u vranë, dhe ndanë fotografitë e dy prej të vdekurve”.
Gjithashtu, organizata shton se gjatë sulmit është përdorur një “raketë balistike Tochka e serisë 9M79 me një kokë lufte municioni thërrmues 9N123”.
Ekziston një traktat ndërkombëtar që ndalon municionet thërrmuese, por as Rusia dhe as Ukraina nuk janë nënshkruese./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve