Ish ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë që Hamasi dhe Hezbollah janë organizata terroriste, ndërsa synimi i tyre është zhdukja e Izraelit.
Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se konfliktin në Lindjen e Mesme nuk e përcjell në rrjetet sociale por që ka më shumë informata për këtë çështje.
Përmes disa pikave që Çitaku thotë që janë fakte, ka prezantuar disa informata për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.
Postimi i plotë i Çitakut:
Thënë të drejtën, ua kam lakmi atyre të cilët me kompetencë deklarohen për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës. Kam vizituar disa herë zyrtarisht Tel Avivin, Jerusalemin, Ramallahun etj.
Jam takuar zyrtarisht shumë herë me përfaqësues të lartë të Izraelit, si dhe me përfaqësues Palestinez (përfshirë Arafatin).
Konfliktin në Lindje të Mesme, e veçanërisht atë ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, nuk e përcjelli në Facebook & Twitter. E përcjelli pak më thellë. Nuk jam tifoze. Megjithatë, nuk i jap vetes të drejtë të deklarohem me kompetencë për këtë çështje!
Tash, pa interpretime, këto janë faktet:
1) Hamasi dhe Hezbollah janë organizata terrorise. Synimi i tyre është zhdukja e Izraelit.
2) Civil të pafajshëm, Izraelit dhe Palestinez, po vdesin si pasojë e luftimeve.
Izraeli ka të drejtë të pakontestueshme të mbrohet nga sulmet e organizatave terroriste.
Sulmet e vazhdueshme të cilat këto organizata i sponzorizojnë duhet të dënohen nga Republika e Kosovës.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës