Google ADS

Çifti miliarder nga Kanada janë “vrarë”

20:42 | 26 Janar 2018
Trina Galanxhi

Vdekja e bashkëshortëve kanadez Barry dhe Honey Sherman po trajtohet si vrasje, ka deklaruar policia e Torontos.

Trupat e Sherman, 75 vjeç dhe Sherman, 70 vjeç, u gjetën në shtëpinë e tyre në Toronto më 15 dhjetor, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Sherman ishte themeluesi dhe kryetari i farmaceutikëve gjigand Apotex, i cili shet medikamente në mbarë botën.

Detajet e reja të rastit kanë ardhë në të njejtën ditë kur Apotex njoftoi për dorëheqjen e CEO-s, Jeremy Desai.

Barry Sherman ishte një nga burrat më të pasur të Kanadasë dhe një filantropist i shquar, ndërkaq gruaja e tij ishte anëtare e bordit në disa spitale, bamirësi dhe organizata hebreje.

Policia thotë se çifti u pa për herë të fundit i gjallë në mbrëmjen e 13 dhjetorit dhe nuk kishte komunikim me familjen që nga ajo kohë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale