Rusia rrezikon të shndërrohet në një koloni ekonomike e Kinës, pasi izolimi i saj po përkeqësohet pas pushtimit të Ukrainës, tha sot drejtori i CIA-s, William Burns, sipas “The Guardian”.
Deklarata e tij erdhi gjatë një takimi të zhvilluar në universitetin ”Rice”, në Hjuston, Teksas, shkruan ANSA.
“Rusia po bëhet gjithnjë e më e varur nga Kina dhe, në një farë mënyre, rrezikon të bëhet një koloni ekonomike e Kinës me kalimin e kohës, nga e cila varet eksporti i burimeve të saj të energjisë dhe lëndëve të para”, tha Burns./abcnews.al
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar