Informatorja transgjinore Chelsea Manning, që gjatë shërbimit ushtarak në 2010 i dha Wikileaks mbi 700 mijë dokumente sekrete ushtarake dhe diplomatike, kërkon të garojë për në Senat për të përfaqësuar shtetin e Merilendit.
Manning do të garojë si demokrate, duke sfiduar senatorin Ben Cardin që ka shërbyer në post për dy mandate. Zgjedhjet në Merilend zhvillohen në qershor. Ajo do të duhet të regjistrohet në bordin zgjedhor të këtij shteti deri më 27 shkurt për të patur emrin në fletat e votimit.
Në vitin 2013, Manning u dënua me 35 vjet burg për publikimin e dokumenteve të klasifikuara. Ish presidenti Barak Obama, ia fali asaj dënimin para largimit nga detyra vitin e kaluar.
Zëdhënësja e zotit Cardin, Sue Walitsky, pa folur drejtpërdrejtë për zonjën Manning, tha se senatori Cardin “pret një debat energjik të çështjeve dhe një bisedë të fuqishme me votuesit e Merilendit”.
Cardin është demokrat i shquar në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ai u zgjodh për herë të parë në Senat në vitin 2006./VoA/
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari