Vetëm pak kohë para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ka qenë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ai që i është afruar presidentit amerikan, Donald Trump, duke i treguar disa letra.
Dhe siç edhe mund të pritej, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, shumë njerëz janë bërë kureshtarë për të ditur se për çfarë bëhej fjalë.
Ndërkohë, janë publikuar edhe pamjet e kësaj ngjarje, moment i cili edhe më tej mbetet një “mister”.
Lidhur me këtë, duke folur të martën, Daçiq – i cili është anëtar i delegacionit serb të kryesuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të OKB këtë javë – tha se “tubime të ndryshme janë një mundësi për të pasur takime dhe biseda joformale, siç është ajo me Trump”.
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri