Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, ishte në një veturë me paraardhësin e tij, Joe Biden gjatë rrugës nga Shtëpia e Bardhë për në ndërtesën e Kongresit amerikan, ku dha betimin dhe tani është zbuluar se çfarë kanë biseduar.
Me ta në veturë ishte edhe senatori nga shteti i Minnesotës, Amy Klobuchar, e cila është kryetare e Komitetit të Përbashkët për organizimin e inaugurimeve të Kongresit amerikan.
Në një prononcim për MSNBC, Klobuchar tha se tema ishte shumë, por edhe se “nëse zbulon të gjitha detajet, më nuk do të ftohet”.
Ata folën më së shumti për zjarret në Los Angeles dhe Lojërat Olimpike që do të zhvillohen atje. Ne folëm edhe për futbollin amerikan, pasi tani është play-off”, tha Klobuchar.
Ajo shtoi se e gjithë biseda ka qenë shumë “e sjellshme” dhe se shpreson që ata të krijojnë një marrëdhënie pozitive pas një lufte të gjatë politike.
“Mendoj se Biden e meriton dhe mendoj se mund ta vlerësojmë ditën që kaluam me familjen Trump”, shtoi senatori nga Minnesota, duke theksuar se “interesi i përbashkët pavarësisht dallimeve” është gjëja më e rëndësishme për SHBA-në./abcnews.al
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...
Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë...
Abdixhiku: LDK-ja shënon rritjen më të madhe që ndonjë parti...
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...