Republika Çeke hedh poshtë akuzat e bëra nga Turqia se ajo mbështet terrorizmin pas lirimit të ish-udhëheqësit kurd sirian Salih Muslim me kusht, tha një zëdhënëse e ministrisë së jashtme.
Irena Valentova, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Çekisë, mohoi pretendimet e Turqisë, duke deklaruar se ndalimi dhe lirimi i Muslimit “u trajtuan në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, transmeton portali arbresh.info
“Republika Çeke kundërshton me forcë çdo akuzë për mbështetjen e terrorizmit ndërkombëtar,” tha ajo në një deklaratë të lëshuar nga Ministria.
“Përmes vendimit të gjykatës së qytetit në Pragë, Republika Çeke nuk ka shkelur ndonjë nga detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë ato të Konventës Evropiane për Ekstradimin”, shtoi Velentova.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme vuri në dukje se Ankaraja kishte 40 ditë për të siguruar të gjitha dokumentet përkatëse për një kërkesë për ekstradim, e cila do të shqyrtohet nga një gjykatë çeke përpara se ministri i drejtësisë të marrë një vendim përfundimtar./Arbresh.info/
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos