Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i ka përcjellë falënderime kryeministres së Norvegjisë, Erna Solberg, për “mesazhet e sinqerta dhe të guximshme” që ajo ka dhënë pas sulmit terrorist ndaj një xhamie në Norvegji kundër prirjeve raciste dhe anti-islame që rriten në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lidhje me sulmin e armatosur të ndërmarrë ditën e shtunë ndaj Xhamisë Al-Nur, që i përket afganëve në qytetin Barum të Norvegjisë, Çavuşoğlu në llogarinë e tij në twitter tha se këto probleme të sulmeve anti-islame mund të zgjidhen duke i luftuar së bashku.
“Sulmi ndaj xhamisë në Norvegji na ka mërzitur dhe shqetësuar thellësisht. Falënderoj kryeministren Erna Solberg për mesazhin e saj të sinqertë dhe të guximshëm që ka dhënë për lëvizjet raciste dhe anti-islame në rritje në botë. Ne mund ta zgjidhim këtë problem vetëm duke luftuar së bashku”, ka shkruar në mesazhin e tij kryediplomati Çavuşoğlu.
Kryeministrja norvegjeze ka dënuar sulmin në fjalë, duke u shprehur se duhet të luftohet kundër urrejtjes dhe qëndrimeve anti-islame.
Kurti arrin në Kuvend për t’u takuar me përfaqësuesit e part...
Barcelona po planifikon të finalizojë dy blerje të reja javë...
Rekord kokaine në Britani/ Kapen 2,4 tonë drogë, vinte nga A...
Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në zonën kufitare në ...
Policia e Kosovës arreston dy persona për trafikim me lëndë ...
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza