Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushogllu sot kërkoi nga Athina me urgjencë t’i ekstradojë të gjithë tetë oficerët ushtarak turq, të cilët pas përpjekjes së pasuksesshme për grusht shtet në Turqi u arratisën në Greqi, ku kërkuan azil.
Gjykata greke në fillim të kësaj jave vendosi që tre oficerë të ekstradohen në Turqi, ndërsa për tre persona të tjerë është sjellë vendim që të mos kthehen në vendin e tyre.
Çaushogllu në një deklaratë për televizionin shtetëror turk TRT tha se të gjithë oficerët kanë marrë pjesë në grusht shtetin ushtarak dhe se prandaj duhet të kthehen në Turqi.
Tetë oficerët turq – tre majorë, tre oficerë dhe dy kapterë, me helikopter të Aviacionit ushtarak të Turqisë arritën në qytetin grek Aleksandrupolis, vetëm disa orë pas dështimit të përpjekjes për grusht shtet më 15 korrik.
Ata janë arrestuar menjëherë, me ç’rast kërkuan azil në Greqi duke pohuar se druajnë për jetën e tyre nëse kthehen në Turqi. Ata gjithashtu pohojnë se nuk kanë marrë pjesë në përpjekjen për grusht shtet.
Turqia nga ana e saj i akuzon se janë pjesë e komplotistëve në grusht shtetin ushtarak dhe kërkon ekstradimin e tyre.
Kantoni i Valaisit ndan 10 milionë franga për viktimat e Cra...
Pas raportimit të Arbresh.info, pastrohen mbeturinat në rrug...
Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë – Kullë
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu