Çarje të reja në akullnajën e ishullit Pine në Antarktidën perëndimore u zbuluan nga Sentinel 1 dhe Sentinel 2, satelitët e Kopernikut, sistemi europian i vëzhgimit të Tokës.
Ndërsa dy “frakturat” e mëdha, të pikasura më së pari në fillim të 2019-tës, janë rritur me një shpejtësi të frikshme me rreth 20 kilometra në gjatësi. Paralajmërimi i fundit për shkrirjen e mbulesës së akullt të Antarktidës që vjen nga hapësira nuk mund të na lërë indiferentë.
“Këto çarje të reja- komentoi Mark Drinkwater, kreu i Divizionit ESA Earth and Mission Science” – janë shfaqur shumë shpejt pas shkëputjes së ajsbergut B46 në 2018.
Monitorimi i Sentinel-1 mbi zgjerimin progresiv të të çarave të fundit, tregon se së shpejti do të shkëputet një ajsberg i ri me përmasa të ngjashme”.
Akullnajën e Pine Island, së bashku me atë të Thwaites, lidh qendrën e akullnajës së madhe te Antarktidës Perëndimore me oqeanin, duke shkarkuar në të sasi të konsiderueshme akulli, seçila prej tyre ka humbur në mënyrë drastike akull gjatë 25 viteve të fundit!
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...