Kryeministri David Cameron, ka nisur përpjekjet për të bindur parlamentin britanik mbi rëndësinë e bombardimeve mbi Shtetin Islamik.
Nisma e tij, ka shumë mundësi që të miratohet nga përfaqësuesit, pasi propozimet janë mbështetur edhe nga opozitarët e Partisë Laburiste.
Megjithatë, fushata e kryeministrit nuk do të shtrihet brenda vendit. Ditën e hënë, ai do të vizitojë Francën, ku do të takohet me Presidentin e këtij vendi, Francois Hollande.
Tema kryesore e diskutimit të tyre do të jetë pikërisht lufta kundër Shtetit Islamik. Nga kjo mbledhje pritet që të ketë një marrëveshje për rritje të bashkëpunimit, në kuadër të përmbushjes së misionit, i cili është asgjësimi i ISIS.
Cameron ka nisur edhe përpjekjet për të bindur Kombet e Bashkuara, për aprovimin e një rezolute të përbashkët për të gjitha vendet antare të kësaj organizate. Drafti që është propozuar nga qeveria franceze dhe që mbështetet nga Britania e Madhe, synon që të dyfishojë kontributin e ndërkombëtarëve në luftën kundër S htetit ISlamik, si dhe koordinimin e përpjekjeve për të parandaluar sulmet terroriste.
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...