Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar sot mbajtjen e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) lidhur me blerjen e tetë avionëve të ri luftarakë të tipit F-16 Block 70, për nevojat e forcave ajrore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Avionët F-16 pritet të zëvendësojnë fluturaket ruse Mig 21 dhe 29, të cilat kanë qenë në përdorim.
Plani për të filluar bisedimet ngjalli një debat në parlamentin bullgar, ku përfaqësuesit e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) në opozitë, kundërshtuan blerjen e re.
Ministri bullgar i Mbrojtjes, njëherësh dhe zëvendëskryeministër, Krasimir Karakaçanov, tha se ky miratim i Kuvendit, do të bëjë të mundur të mbahen negociata më fleksibile me SHBA-në për blerjen e një flote të re avionësh.
“Nëse këto negociata dështojnë, atëherë do të negociojmë me Suedinë për të blerë avionët Gripen”, tha Karakaçanov.
Siç informoi ai, në kushte të zakonshme, ky lloj negociatash zgjat për rreth tetë muaj, ndërsa tha se shpreson që pala bullgare do t’i përfundojë brenda katër muajsh.
Vitin e kaluar, Kuvendi i Bullgarisë ndau rreth një miliard euro para buxhetore për blerjen e avionëve.
Tani për tani, nuk dihet shuma e ndarë për blerjen e paralajmëruar.
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...