Lëvizja e lirë mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian do të përfundojë në mars të vitit 2019, kur Britania të largohet përfundimisht nga BE. Zëdhënësi i kryeministres britanike, Theresa May tha të hënën se qeveria kishte marrë disa vendime, duke përfshirë edhe propozimet për të drejtat e qytetarëve evropianë pas Brexit.
Kështu pas daljes nga BE, vendi ishullor do të rikthejë regjimin e vizave për qytetarët europianë.”Të tjera detaje në lidhje me sistemin e imigracionit pas Brexit do të shtohen në kohën e duhur. Do të ishte gabim të spekulonim si ato mund të jenë ose të themi se lëvizja e lirë do të vazhdojë siç është”-theksoi zëdhënësi i kryeministres britanike.
Javën e kaluar, ministri i Financave, Philip Hammond tha se nuk duhet të ketë ndryshime të menjëhershme të rregullave të imigracionit pas tërheqjes së Britanisë nga BE-ja.Pas deklaratave tepër kontradiktore nga drejtuesit e lartë të qeverisë Mei në ditët e fundit, zëdhënësi tha gjithashtu se pozicioni i qeverisë për Brexit mbetet ai i paraqitur nga Kryeministrja May në janar. Modalitetet për periudhën tranzitore janë një çështje e negociatave, shtoi ai, por Britania nuk është duke kërkuar një marrëveshje kalimtare.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës