Britania e Madhe pritet të goditet nga një tjetër stuhi dëbore sot pasi temperaturat janë nën zero në të gjithë vendin, duke shkaktuar kaos në udhëtime. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e mjeteve janë paralajmëruar nga autoritetet që të udhëtojnë vetëm nëse është nevojshme.
Siç raporton Daily Mail, si pasojë e motit të ftohtë janë regjistruar më shumë se 100 aksidente rrugore në vetëm pak orë.
Met Office ka lëshuar paralajmërime për probleme në Anglinë Jugore , pjesë të Uellsit Veriperëndimor dhe Verior , Irlandën Veriore dhe pjesë të mëdha të Skocisë Veriore ndërsa temperatura do të arrijë deri në -11C.
Zonat përfshirë Yorkshire, Northumberland dhe Skocinë Veriore u zgjuan nga bora dhe ngrica të martën në mëngjes, me motin e ftohtë që do të vazhdojë gjatë gjithë javës. /arbresh.info/
DW: Ballkani Perëndimor ende në pikë kritike, Serbia, penges...
Rrëzohet avioni privat në Meksikë, 10 viktima, mes tyre 3 fë...
Amorim i zhgënjyer pas barazimit me Bournemouth
KQZ mban sot mbledhjen e radhës, në fokus zgjedhjet e parako...
U fut në det, gjendet i pa jetë 89-vjeçari në Lungomare të V...
Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës