Kryeministri britanik Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar do të njohë shtetin palestinez në shtator, nëse Izraeli nuk ndërmerr “hapa të rëndësishëm për t’i dhënë fund situatës të tmerrshme në Gaza” dhe për të arritur një armëpushim.
“Mund ta konfirmoj që Mbretëria e Bashkuar do të njohë Shtetin e Palestinës pranë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, përveçse qeveria izraelite ndërmerr hapa të rëndësishëm për të marrë fund situatën e tmerrshme në Gaza, pranon një armëpushim dhe angazhohet për një paqe të qëndrueshme afatgjatë, duke ringjallur perspektivën e zgjidhjes me dy shtete“, tha ai.
Starmer po përballet me presion të shtuar brenda Partisë Laburiste për të adoptuar një vijë më të ashpër ndaj Izraelit, presion ky që është bërë më i fortë pas njoftimit të fundit të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili deklaroi se Franca do të njohë një shtet palestinez në muajin shtator, duke u bërë vendi i parë i G7 që kryen një veprim të tillë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer më herët ka refuzuar një thirrje nga më shumë se 130 deputetë laburistë për të ndjekur Emmanuel Macron dhe për të njohur zyrtarisht një shtet palestinez, mes shqetësimeve se kjo çështje do të errësonte vizitën e Presidentit Trump në Mbretërinë e Bashkuar.
Presidenti francez njoftoi të enjten e kaluar se do të njohë zyrtarisht një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, duke rritur presionin ndaj Starmer-it.
Ministra të kabinetit e kanë nxitur në mënyrë private kryeministrin që të bëjë të njëjtën gjë, dhe të premten më shumë se një e treta e deputetëve të tij nënshkruan një letër duke i kërkuar që të veprojë po ashtu. /abcnews.al
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju