Përqendrimi i Rusisë në një ofensivë në rajonin e Donjeckut dhe Luhanskut është “një pranim i heshtur” se ajo po ka vështirësi që të mbajë më shumë se një front të ofensivës, tha Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Njësitë që kanë pësuar humbje të mëdha janë detyruar që të kthehen në Rusi dhe Bjellorusi për t’u rifurnizuar dhe riorganizuar, gjë që po vendos preson “mbi logjistikën tashmë të mbingarkuar të Rusisë”, tha Britania, shkruan Reuters.
Ministria e Mbrojtjes tha se forcat ruse me gjasë do të kompensojnë aftësinë e reduktuar të manovrimit tokësor përmes sulmeve masive të artilerisë dhe sulmeve me raketa.
Rusia tha më 29 mars se do të zvogëlojë aktivitetet ushtarake përreth Kievit dhe Çernihivit dhe paraprakisht ka thënë se do të përqendrojë operacionet e saj ushtarake në rajonet lindore ukrainase.
Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë shprehur skeptike për zotimin e Rusisë për tërheqjen e trupave.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. /arbresh.info/
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...