Britania e Madhe është përfshirë nga paralajmërime të gjera për mot ekstrem, teksa stuhia Goretti pritet të sjellë reshje të dendura bore, erëra të forta dhe ndërprerje të mëdha në transport dhe shërbime.
Shërbimi Meteorologjik Britanik ka lëshuar paralajmërime të nivelit të verdhë dhe portokalli në pjesën më të madhe të vendit, me deri në 30 centimetra borë të parashikuara në disa zona të Uellsit, Midlands dhe veriut të Anglisë, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet paralajmërojnë për rrezik të bllokimit të rrugëve, anulime fluturimesh, ndërprerje të energjisë elektrike dhe izolim të komuniteteve rurale, ndërsa në Cornwall erërat mund të arrijnë deri në 145 km/h, duke rrezikuar jetën dhe pronën.
Situata mbetet e rëndë edhe në veri të Skocisë, ku qindra shkolla janë mbyllur për shkak të temperaturave nën zero dhe reshjeve të shumta të borës.
Pas kaosit në Meksikë, Infantino deklarohet sa i përket ndes...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...