Britania në alarm nga varianti nigerian i koronavirusit

08:50 | 20 Shkurt 2021

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Eginburgut kanë pohuar se një variant i ri i koronavirusit, i quajtur si varianti nigerian ka filluar të qarkullojë.

Studiuesit në raportin e tyre të fundit gjithashtu thanë se varianti ka disa mutacione dhe besohet që është mjaft shqetësues për shëndetin, transmeton portali arbresh.info

Sidoqoftë, shkencëtarët pohojnë se duhet të bëhen më shumë studime mbi B1525 për të konstatuar veçoritë e tij.

“… varianti ka ngjashmëri në gjenomin e tij me variantin Kent, B117, dhe përmban një numër mutacionesh që kanë shqetësuar studiuesit, duke përfshirë mutacionin E484K në proteinë spike – një proteinë që gjendet në pjesën e jashtme të virusit që luan një rol të rëndësishëm për të ndihmuar virusin të hyjë në qeliza”, thonë shkencëtarët.

Ajo që është edhe më e frikshme është fakti që një profesor i asociuar i Mikrobiologjisë Celulare në Universitetin e Reading, Simon Clarke, ka pohuar se i njëjti variant i pandemisë mund të ketë potencialet për t’i rezistuar efikasitetit të vaksinave.

“Ne nuk e dimë ende se sa mirë do të përhapet ky variant [i ri], por nëse është i suksesshëm mund të supozohet se imuniteti nga çdo vaksinë ose infeksion i mëparshëm do të jetë i paqartë”, tha Clarke./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara