Britania e Madhe ka vendosur të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe të ndalojë paisjet elektronike në bordin e avionëve për udhëtarët që udhëtojnë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Turqia.
Shtetet e Bashkuara kanë theksuar se ky ndalim ka të bëjë me parandalimin e akteve terroriste, transmeton portali arbresh.info.
Britania e ka marrë të njejtin vendim një orë pas njoftimit të dhënë nga Shtetet e Bashkuara.
Në Britani pasagjerët e 14 linjave ajrore nuk do të jenë në gjendje të marrin paisje elektronike në bord, duke përfshirë linjat nga Turqia, Libani, Jordania, Egjipti, Tunizia dhe Arabia Saudite.
Qeveria turke ka theksuar se ky ndalim është i gabueshëm dhe se shumë shpejt duhet të ‘tërhiqet’./Arbresh.info
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...