Ministri britanik i shëndetësisë, Matt Hancock njoftoi se vaksina e COVID-19, tashmë është gati dhe do të testohet tek njerëzit të enjten, me 23 prill, transmeton arbresh.info.
Përmes një konference për shtyp, Hancock tha se do të fillojë një fazë provuese e vaksinës së mundshme të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit.
Në këtë kontekst, duke shpjeguar se testimi i vaksinës së mundshme, tek njerëzit do të fillojnë të enjten, Hancock gjithashtu vuri në dukje se do të ndajnë 20 milion £ (sterlinë) për studime klinike në Universitetin e Oksfordit dhe Kolegjin Imperial në Londër.
Duke njoftuar se shanset e suksesit të kësaj vaksine janë 80 përqind, ekipi i Universitetit të Oksfordit, deklaron se deri në shtator do të vë në dispozicion rreth një milion doza të vaksinës kundër COVID-19.
Vaksina e mundshme e quajtur “ChAdOx1” u prodhua duke ndryshuar gjenetikën e një adenovirusi që shkaktoi grip në shimpanze.
Aktualisht rreth 70 shtete në botë janë duke u munduar të gjejnë vaksinën e koronavirusit./arbresh.info/
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...