Mbretëria e Bashkuar ka nisur një tjetër fushatë për shqiptarët.
Në rrjetet sociale si Tik Tok, Instagram dhe Facebook, përdoruesve shqiptarë po u shfaqet një video e realizuar nga Ministria e Brendshme britanike ku theksohet se, ata persona që hyjnë ilegalisht në ishull nuk do të përfitojnë azil.
“Në vjen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar do të përballesh me ndalim dhe largim”, njoftohet ndër të tjera përmes kësaj videoje, shkruan euronews.al
Sipas zyrtarëve britanikë, kjo fushatë e nisur në Shqipëri ka për qëllim të ndërgjegjësojë ata shqiptarë që synojnë emigrimin që të mos bien pre e trafikut ilegal, pasi nuk do të mund të përfitojnë azil dhe do të largohen nga ishulli.
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova
Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
Çekia gati ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën...
Nesër seanca konstituive, Zemaj: Na priftë e mbara