Qeveria britanike ka thënë se nuk do të paraqesë kufizime të reja anti-COVID deri pas Krishtlindjes, dhe i quajti inkurajuese studimet për variantin Omicron.
Sekretari për shëndetësinë, Sajid Javid, ka thënë se dy studime që sugjeruan se Omicroni ka më pak rrezik për hospitalizim se Delta, janë “lajme inkurajuese”.
Të dhënat nga Agjencia e Shëndetësisë e Britanisë tregojnë se pacientët me Omicron janë mes 20 përqind dhe 68 përqind për nga gjasat që të kërkojnë trajtim në spital, në krahasim me ata me Delta, shkruan AP.
Megjithatë varianti i ri sërish mund t’i stërmbushë spitalet për shkak të përhapjes së gjerë.
Britania këtë muaj ka rivënë në fuqi masat për maskat në hapësirat e mbyllura dhe kërkoi dëshmitë e vaksinimi ose një test negativ para hyrjes në vende të caktuara./rtk
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...