Britania e Madhe përgatit hotelet për karantinim, të gjithë që udhëtojnë nga 15 shkurti do të hyjnë në izolim

19:08 | 5 Shkurt 2021

Të gjithë shtetasit e Britanisë së Madhe dhe rezidentët e saj që udhëtojnë drejt vendeve të identifikuara si vatra të coronavirusit, do të duhet nga 15 shkurti me shpenzime të tyre t’i kalojnë 10 ditë në karantinim brenda hoteleve, ka bërë të ditur sot qeveria e këtij vendi.

Udhëtimet ndërkombëtare tashmë janë kufizuar, kurse britanikëve u ndalohet të shkojnë jashtë vendit për pushime.

Njerëzit që vijnë nga jashtë, tani për tani duhet të dëshmojnë se kanë testin negativ të COVID-19 dhe të futen në vetëizolim me të hyrë në shtet, por ndryshimi i këtij ligji dallon vetëm për një nuancë.

Partia Laburiste ka bërë të ditur se është e “papranueshme” që karantinimi nëpër hotele, të aplikohet 50 ditë pasi është identifikuar varianti i ri i coronavirusit – që konsiderohet me infektues.

Britania e Madhe ka përjetuar pasojat më të rënda të pandemisë së coronavirusit në Evropë, me më shumë se 110 mijë të vdekur por njëherit po aplikon kampanjën më masive të vaksinimit: deri më tani dozën e parë të vaksinë e kanë marrë afro 10.5 milionë njerëz – 20 për qind prej tyre të rritur.

Qeveria britanike planifikon që deri më 15 shkurt të vaksinojë 15 milionë njerëz, përfshirë edhe më të vjetrit deri në 70-vjeç dhe ata me sëmundje kronike, e deri në maj të gjithë mbi 50-vjeç të paktën me një dozë – me qëllim që të planifikohen zgjedhjet lokale gjatë 6 majit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara