Britania ka konfirmuar se vendi po përjeton një rritje të re infeksionesh me koronavirus. Vetëm të premten u identifikuan rreth 4200 raste të reja, numri më i lartë ditor në dy muaj.
75% e rasteve të reja në Britani besohet të jenë shkaktuar nga varianti i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi që është më ngjitës. Ndërkaq, autoritetet britanike kanë miratuar vaksinën Johnson & Johnson që kërkon vetëm një injeksion. Kjo bëhet vaksina e katërt e miratuar për përdorim në këtë vend, pas Pfizer, AstraZenecas dhe Modernas.
Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për përdorim nga mosha 12 vjeç e sipër, duke shtuar numrin e personave që kualifikohen për vaksinim, pas miratimit të vaksinës për adoleshentët në Shtetet e Bashkuara dhe Kanda. Pas vendimit të Komisionit Evropian, tani vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin në mënyrë individuale nëse do të fillojnë përdorimin e vaksinës tek adoleshentët e tyre.
Në Shtetet e Bashkuara, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, tha se fëmijët e pavaksinuar që ndjekin kampet verore nuk kanë nevojë të vënë maskë në mjedise të hapura, nëse nuk gjenden në turma në distancë të vogël me të tjerët. Udhëzimet e reja njoftohen në një kohë kur në të gjithë vendin bëhen përgatitje për hapjen e programeve verore për fëmijët, pas mbylljes vitin e kaluar të shumë objekteve gjatë pandemisë./voa
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...