Sekretari britanik për Udhëtimet, Grant Shapps njoftoi sot një ndalim të udhëtimit nga Amerika e Jugut, Panamaja, Kepi Verde, si edhe nga Portugalia, pas shpërthimit të një varianti të ri të COVID-19.
“Nga e premtja në 0400 GMT, të gjitha ardhjet nga Argjentina, Brazili, Bolivia, Kepi Verde, Kili, Kolumbia, Ekuadori, Guajana Franceze, Guajana, Panamaja, Paraguai, Peruja, Surinami, Uruguaji dhe Venezuela do të ndalohen”, cilësoi Shaps.
“Udhëtimi nga Portugalia në BM do të pezullohet, gjithashtu, duke pasur parasysh lidhjet e saj të forta të udhëtimit me Brazilin”, shkroi ai në Tëitter, duke sqaruar se ekziston një përjashtim për transportuesit e mallrave thelbësore.
Ndalimi nuk zbatohet për qytetarët britanikë ose irlandezë që kthehen nga këto vende, por ata duhet të vetëkarantinohen me familjet e tyre për 10 ditë./AA/
Tri nënshkrime që Flick kërkon për të fituar Ligën e Kampion...
Policia gjen materiale nxitëse në veturën e shtetasit serb n...
Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë
Shpërthim në Brazil, një viktimë dhe tre të plagosur
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve p...
PSD mban sot aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës