Britania është e gatshme të paguajë deri në 40 miliardë euro si pjesë e një marrëveshjeje për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, njoftoi gazeta Sunday Telegraph, duke përmendur tre burime të paidentifikuara të njohura me strategjinë e negociatave të Britanisë.
Bashkimi Europian ka lansuar një shifër prej 60 miliardë eurosh dhe dëshiron përparim në zgjidhjen e detyrimene të Britanisë përpara se bisedimet të fillojnë në çështje më komplekse siç janë marrëveshjet e ardhshme tregtare, transmeton portali arbresh.info
Departamenti qeveritar përgjegjës për bisedimet e Brexit nuk pranoi të komentojë mbi raportin e gazetës britaneze dhe deri me tani nuk është dhënë asnjë detaj tregues se sa do të ishte e gatshme Britania të paguajë.
Sunday Telegraph shkruan se Britania ka gjasa të ofrojë të paguajë 10 miliardë euro në vit për tre vjet pas largimit nga BE-ja në mars të 2019-tës.
Megjithatë, burimet e gazetës britanike kanë theksuar se pagesa do të bëhet vetëm si pjesë e marrëveshjes që përfshin edhe marrëveshjen tregtare./Arbresh.info
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...