Rreth 600 familje myslimane nga Birmingham, Britani e Madhe, kanë larguar fëmijët nga shkolla në shenjë proteste.
Ata janë shprehur kundër programit mësimor mbi homoseksualitetin dhe barazinë gjinore, transmeton portali arbresh.info
Nxënësit, të moshës 4 deri 11 vjeç, janë duke qëndruar në shtëpi, pasi prindërit e tyre nuk duan që fëmijëve “t’u bëhet shpërlarje truri” në shkollë.
“Fëmijët tanë, zgjedhja jonë”, ka qenë slogani që ka përcjellë protestat.
Ata kanë theksuar se nuk duan që fëmijët e tyre të indoktrinohen me mësime të tilla.
Programi u pilotua fillimisht në shkollë në vitin 2014 dhe tani kjo lëndë mësohet edhe në dhjetra shkolla të tjera në Britani të Madhe./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...