Bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron, Briggite Macron do të marrë një rol zyrtar, por nuk do ta ketë titullin ‘Zonja e Parë’.
Më shumë se 316 mijë francezë përmes një peticioni, kanë kundërshtuar që Brigitte të merr rolin zyrtar si ‘Zonja e Parë’ e vendit, por fakt i pamohuar është se ish-mësuesja e Macron vazhdon të shikohet si një person me ndikim të madh te presidenti francez, transmeton portali arbresh.info
Ajo pritet të marrë rol aktiv në shoqërinë civile, me fokus te personat me aftësi të kufizuara, arsimi, fëmijët, çështje të grave dhe barazia shëndetësore e gjinore.
Emmanuel Macron gjatë fushatës presidenciale ka theksuar se politikanët nuk duhet të punësojnë të afërmit e tyre në pozita këshilluese./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...