Bisedimet për Brexit mes Britanisë dhe BE-së mund të shtyhen deri në dhjetor, shkruajnë mediat britaneze.
Sipas burimeve të Sky News negociatat mund të shtyhen deri në fund të vitit, për shkak se nuk është bërë progres i mjaftueshëm gjatë fazës së parë të bisedimeve, transmeton portali arbresh.info
Zyrtarët e Britanisë së Madhe kanë shprehuar se negociatat mbi projekt-ligjin që Britania duhet të paguajë mbi largimin nga blloku, të drejtat e emigrantëve dhe Irlanda e Veriut, do të përparonin deri në tetor.
Megjithatë, burimet e Sky Neës kanë theksuar se sfida dhe zgjedhjet e shtatorit në Gjermani, kanë nënkuptuar ‘një angazhim më formal’ sesa ishte parashikuar.
Qeveria e Britanisë së Madhe ende nuk ka dhënë asnjë koment./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës