Pas qarkullimit të lajmeve se është arritur një marrëveshje mes Britanisë së Madhe dhe BE-së për Irlandën e Veriut, ka reaguar Unioni i Irlandës së Veriut.
DUP ka theksuar se partia nuk do të pranonte asnjë marrëveshje që do të ndante politikisht apo ekonomisht vendin nga pjesa tjetër e Britanisë së Madhe, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Pas bisedimeve disaorëshe në Bruksel, kryeministrja britanike dhe presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude-Juncker njoftuan dështimin në arritjen e një marrëveshjeje për të lëvizur në fazën tjetër të negociatave për “Brexit”-in.
Theresa May, që vizitoi Brukselin me qëllim arritjen e një ujdie në prag të samitit të 14-15 dhjetorit, tha se ishte shënuar progres i konsiderueshëm, por se mbeteshin dallime mbi një sërë çështjesh. Ajo shtoi se do të takoheshin sërish gjatë javës dhe shprehu besimin se do ta mbyllnin pozitivisht çështjen.
Nga ana e tij, Juncker e cilësoi Mayn një negociatore të fortë dhe tha se arritja e një ujdie brenda ditës kishte qenë e pamundur. Bashkimi Europian ka thënë se nuk do të flasë për marrëveshjet e ardhshme tregtare me Londrën, derisa të bëhet progres i mjaftueshëm mbi statusin e qytetarëve të BE-së që jetojnë në Britani, faturën e divorcit dhe kufirin e Irlandës së Veriut.
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...