Konflikti i vazhdueshëm në Afganistan ka detyruar gati 20,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i vitit 2018, bënë të ditur Kombet e Bashkuara.
Sipas raportit të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, 18,500 njerëz janë zhvendosur në janar dhe shkurt.
Kjo është një mesatare prej 385 personash të zhvendosur në ditë, thuhet në raport, shkruan REL.
Zhvendosjet e detyruara u raportuan nga pothuajse të gjitha pjesët e Afganistanit, por shumica u bënë nga rajonet lindore dhe perëndimore të vendit, tha OKB-ja.
Vitin e kaluar, 460,000 njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në Afganistan për shkak të konfliktit, ndërsa numri i zhvendosjeve në vitin 2016 arriti në më shumë se 660,600. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...