Trupa ushtarake po patrullojnë plazhin e mirënjohur Kopakabana në Rio de Zhainero. Bëhet fjalë për 9 mijë ushtarë që janë vendosur prej së martës në këtë qytet me nismë të Ministrisë së Mbrojtjes, nga frika e një greve të policisë.
Ministri i Mbrojtjes, Raul Jungmann tha në një konferencë shtypi se trupat ushtarake do të patrullojnë rrugët e Rios dhe qyteteve pranë, Niteroi dhe Sao Goncalo, deri më 22 shkurt, edhe pse misioni i tyre mund të shtyhet më tej, deri në përfundim të karnavaleve.
Të martën pasdite, prania e ushtrisë ishte e dukshme në zonat turistike si Kopakabana dhe Ipanema, sikurse dhe në akset kryesore rrugore të Rios, qyteti i dytë më i madh i Brazilit.
Angazhimi i forcave të armatosura erdhi pasi guvernatori i shtetit të Rios, Luiz Fernando Pezao i bëri thirrje presidentit Michel Temer që të përforcojë sigurinë, pasi forcat e policisë në zonat kyçe të vendit refuzuan të dilnin në patrullim në shenjë proteste ndaj pezullimit të rrogave dhe kushteve të punës.
Në një deklaratë, presidenti Temer tha se forcat e armatosura janë gati të rivendosin rendin publik, në rast se greva e policisë do të vazhdojë.
Greva në fjalë preku kryesisht shtetin Espirito Santo, ku në mungesë të uniformave blu bandat zaptuan qytetin e Vitorias për të grabitur dhe larë hesapet.
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...
Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civil të paarmatosu...
LDK e hapur për bisedime me LVV-në për presidentin