Një brazilian i cili arriti të arratisej nga burgu në qytetin verior të Manaus ka postuar selfie në Facebook.
Në foto, Brayan Bremer, i cili po vuan një dënim për grabitje, mund të shihet në mes të një vendi plot me pemë, transmeton arbresh.info.
Pas tij është një tjetër i arratisur për të cilin policia thotë se e ka kapur.
Të dy të arratisurit bëjnë pjesë në mesin e dhjetra të burgosurve të cilën janë arratisur nga dy burgje në Manaus.

Bremer ishte në mesin e 72 të burgosurve të arratisur nga burgu Antonio Trindade, në shtetin verior të Amazonës.
Disa orë më vonë në një përleshje mes 112 të burgosurve në burgun afer Anisio Jobim kanë mbetur të vdekur 56 persona.
Bremer ka qenë aktiv në rrjetet sociale edhe gjatë kohës së tij në burg, pavarësisht ndalimit të të burgosurve që të përdorin internetin. Por, menjëherë pas arratisjes mezashi i tij është shpërndarë nga shumë njerëz në Brazil./Arbresh.info
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...
Aksioni ndaj Call Center-ave në Tiranë/ SPAK: Rreth 2 mln eu...
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...