Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian konfirmoi se Johan Floderus, diplomat suedez që punon për BE-në, është duke u mbajtur rob në Iran për më shumë se 500 ditë.
Pas një takimi në qytetin spanjoll të Kadizit, Josep Borrell u tha gazetarëve se Brukseli po kërkon “pareshtur” që të lirohet 33-vjepari.
Të hënën, Suedia pjesërisht konfirmoi një raportim nga New York Times lidhur me ndalimin, duke njoftuar se një shtetas suedez, në të tridhjetat, është duke u mbajtur në Iran që nga prilli i vitit 2022.
Por, Borrell shkoi më tej duke konfirmuar emrin e personit dhe duke treguar se ai punon për trupin diplomatik të BE-së.
“Dua të flas për një rast specifik, për rastin e zotit Floderus. Ai është shtetas suedez që punon për Bashkimin Evropian dhe i cili është i ndaluar ilegalisht në Iran për më shumë se 500 ditë”, tha Borrell.
“Dua të theksoj se unë personalisht, të gjitha ekipet e mia në të gjitha nivelet, institucionet evropiane në koordinim të ngushtë me ato suedeze dhe familja e tij, po kërkojmë nga autoritetet iraniane që ta lirojnë atë. Në çdo takim diplomatik, në të gjitha nivelet, e kemi diskutuar këtë çështje, në mënyrë të vazhdueshme”, tha ai.
Ai tha se lirimi i Floderus është në agjendën e BE-së dhe të Qeverisë suedeze dhe “ne nuk do të ndalemi derisa ai të lirohet”.
Në korrikun e vitit të kaluar, Irani njoftoi se kishte arrestuar një person nën dyshimet për spiunazh, dy javë pasi një shtetas iranian u dënua me burgim të përjetshëm në Suedi për rolin e tij në ekzekutimet masive të mijëra kundërshtarëve politikë të kryera nga regjimi iranian më 1988./rel
I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kr...
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë ...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt