Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka dënuar fuqishëm sulmin, siç e quan të pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.
Në një reagim të bërë, Borrell thotë se mendimet e tij janë te gratë, burrat dhe fëmijët e pafajshëm që kanë frikë për jetët e tyre.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Në këto orë të errëta, mendimet tona janë me Ukrainën. Me gratë, burrat dhe fëmijët e pafajshëm teksa përballen me sulmin që kanë frikë për jetët e tyre. Ne do të mbajmë përgjegjës Kremlinin”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Borrell./arbresh.info/

Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën