Qeveria britanike është “thellësisht e shqetësuar” për dënimet me vdekje të Aiden Aislin dhe Shaun Pinner, të cilët u kapën ndërsa luftonin në anën ukrainase, tha zyra e kryeministrit britanik Boris Johnson.
Në një deklaratë për shtyp, një zëdhënës i Boris Johnson tha: “Ne jemi thellësisht të shqetësuar për këtë. Siç kemi thënë më parë, të burgosurit e luftës nuk duhet të përdoren për qëllime politike”, transmeton portal arbresh.info

“Sipas Konventës së Gjenevës, luftëtarët kanë imunitet, që do të thotë se ata nuk duhet të gjykohen për pjesëmarrje në luftë,” shtoi zëdhënsi i Johnson.
“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me autoritetet ukrainase dhe të përpiqemi të sigurojmë lirimin e qytetarëve britanikë që shërbyen në forcat e armatosura të Ukrainës dhe që tani janë robër lufte”, përfundoi ai./arbresh.info/
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...