Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në një bisede telefonike me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka garantuar për mbështetje të vazhdueshme në Ukrainë.
Një deklaratë nga 10 Downing Street thuhet se një pjesë e bisedës së tyre kishte në qendër situatën e fundit në Mariupol dhe se kryeministri britanik kishte shfrytëzuar rastin për të përshëndetur rezistencën ukrainase në qytet, transmeton portal arbresh.info
“Kryeministri e përditësoi Presidentin Zelensky për sanksionet e reja nga Mbretëria e Bashkuar që hynë në fuqi javën e kaluar dhe tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të sigurojë mjetet për Ukrainën për t’u mbrojtur, duke përfshirë automjetet e blinduara në ditët në vijim”, thuhet në deklaratë.
Detajet e bisedës telefonike vijnë në ditën kur Rusia e shpalli Boris Johnson “non-grata”, pasi sipas Rusisë, Britania e Madhe mban “qëndrim armiqësor” mbi luftën në Ukrainë./arbresh.info/
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...