Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka akuzuar Arabinë Saudite për abuzim me Islamin.
Në një konferencë në Romë, Johnson ka theksuar se sjellja e Arabisë Saudite dhe Iranit, është një tragjedi, duke shtuar se ka pasur mungesë të lidërshipit vizionar në rajon që rajon, transmeton arbresh.info.
“Ka politikanë që abuzojnë me fenë vetëm për interesa të tyre politike. Kjo është një nga problemet më të mëdha politike në të gjithë rajonin”, tha Johnson.
Kritikat e Johnson për Arabinë Saudite erdhën pasi kryeministrja Theresa May bëri një vizitë dy ditore në Gjirin Persik. May ka lëvdëruar familjen mbretërore saudite për lidershipin e saj vizionat dhe vlerën e aleancës 100-vjeçar me Mbretërinë e Bashkuar./Arbresh.info
Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarit ...
Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vi...
Shpërthen gypi, pa ujë përkohësisht Mitrovica e Veriut, Zveç...
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta...
Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gj...
Villa rikthehet te Atletico Madrid, emërohet në bordin drejt...