“Çdo thirrje për luftë bërthamore është e papërgjegjshme”, kështu ka deklaruar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ndërsa ka dhënë edhe një koment në lidhje me vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për të ndryshuar doktrinën bërthamore të Rusisë.
Në një konferencë për shtyp në Bruksel, pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së për mbrojtjen, Borell dënoi çdo deklaratë në favor të përdorimit të armëve bërthamore.
“Nuk është hera e parë që ata kërcënojnë përshkallëzimin bërthamor, i cili është krejtësisht i papërgjegjshëm. Rusia ka pranuar parimin se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të bëhet kurrë. Çdo thirrje për një luftë bërthamore është e papërgjegjshme” tha Borell./abcnews.al/
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...