Në disa pjesë të Austrisë dhe Gjermanisë jugore vazhdon të bie borë e fuqishme, ndërsa disa vende janë shkëputur. Moti i keq pritet deri të premten në mëngjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia austriake njoftoi të enjten se një 16 vjeçar pësoi për vdekje në një ortek në St. Anton am Arlberg të Austrisë, derisa bënte ski me familjen e tij.
Të paktën 15 raste të vdekjes janë raportuar në Evropë që nga java e kaluar.
Disa hekurudha në Alpet janë mbyllur për shkak të bores, ndërsa kamionët dhe automobilat me orë të tëra janë ngatërruar në autostrada të Gjermanisë jugperëndimore. Shkollat në disa pjesë të Bavarisë janë mbyllën gjithashtu.
Janë mbyllur edhe disa rrugë, mes të cilave edhe Galtuer në Austrinë perëndimore, ku në vitin 1999 një ortek shkaktoi vdekjen e 31 personave.
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...