Bolton: Trump nuk ka kërkuar pakësimin e trupave amerikane në Korenë e Jugut

22:07 | 4 Maj 2018

Presidenti Donald Trump nuk i ka kërkuar Pentagonit të shqyrtojë mundësinë e pakësimit të numrit të trupave amerikane që ndodhen në Korenë e Jugut, tha sot në një deklaratë këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton.

Komentet e Bolton vijnë pas një shkrimi të botuar të dje në gazetën New York Times, që citonte disa persona në dijeni të çështjes. Sipas gazetës presidenti po kërkonte opsione për të ulur numrin e trupave amerikane të vendosura në Korenë e Jugut.

Sipas Bolton, “shkrimi i New York Times është i pakuptimtë. Presidenti, tha ai, nuk i ka kërkuar Pentagonit të shqyrtojë mundësinë për uljen e numrit të trupave amerikanë atje”.

Ndërhyrjet e mundshme të Presidentit Trump në gadishullin Korean vijnë ndërsa ai pritet të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un lidhur me programin e armëve bërthamore të Phenianit.

Administrata Trump është e angazhuar gjithashtu edhe në përpjekjet për të siguruar lirimin e tre amerikanëve të burgosur në Korenë e Veriut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara