Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Bolton ka thënë se “ndryshimi i regjimit” në Iran nuk është aktualisht pjesë e politikës së administratës së tij, pavarësisht deklaratave të më hershme se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë presion për një qeveri të re në Teheran.
“Kjo nuk është politikë e administratës. Ne dëshirojmë të sigurohemi se Irani nuk do të prodhojë armë bërthamore”, ka thënë Bolton për televizionin ABC më 13 maj.
Në një tjetër program të CNN-it, Bolton ka ndryshuar qëndrimet për dallim nga ato që kishte para se t’i bashkohej administratës.
“Unë kam thënë shumë gjëra për vite të tëra kur kam qenë agjent i lirë”, ka thënë ai.
Bolton është emëruar në vendin e H.R McMaster në pozitën e Këshilltarit për Siguri Kombëtare derisa konsiderohet se i përket linjës së ashpër për shumë çështje ndërkombëtare, duke përfshirë Iranin.
Ai ka thënë për CNN-in se puna e tij është të këshillojë Trumpin dhe se presidenti vendos për qasjen në politika.
Në muajin janar, Bolton pati thënë për Fox News se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin presionin ekonomik në Teheran dhe të ofrojnë mbështetje për kundërshtarët qeveritarë.
Më 2015 në një opinon të botuar në The New York Times ai bënte thirrje për sulme ajtore në zonat bërthamore të Iranit.
Më 8 maj të këtij viti presidenti Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka me fuqitë botërore.
Sipas këtij pakti, Irani është pajtuar për frenuar aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi