Në një sulm me bombë të organizatës terroriste Boko Haram në verilindje të Nigerisë, shtet në Afrikën Perëndimore, kanë humbur jetën 9 ushtarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmet e mediave lokale thuhet se në sulmin e organizatës Boko Haram ndaj forcave të sigurisë në rajonin Gajiram pranë provincës Borno, 9 ushtarë kanë humbur jetën, kurse 2 të tjerë janë plagosur.
Të plagosurit janë marrë nën trajtim në spitalet e rajonit. Në përleshjet pas sulmeve në mes të ushtarëve dhe të militantëve, një numër i madh të pjesëtarëve të organizatës janë neutralizuar.
Boko Haram, e cila është aktive në Nigeri që nga fillimi i viteve 2000, nisi organizimin e akteve të dhunës masive në vitin 2009, kur lideri i saj Muhammed Yusuf vdiq teksa ishte në arrest.
Qindra mijëra njerëz detyrohen të migrojnë për shkak të sulmeve terroriste dhe konflikteve në vend.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...