Bllokohet teleferiku, më shumë se 300 turista mbesin të bllokuar në majë të malit Hakodate

21:55 | 11 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Më shumë se 300 turistë kanë mbetur të bllokuar në majë të malit Hakodate në prefekturën Hokkaido në Japoni.

Sipas agjensisë së lajmeve Kyodo shkak për bllokimin e turistëve ka qenë prishja e teleferikut, transmeton arbresh.info.

Agjensia ka njoftuar se një punëtor i shërbimit teknik është lënduar rëndë gjatë rregullimit të teleferikut.

Kompania që menaxhon teleferikun ka thirrë një numër të madh taksistësh për të transferuar poshtë malit turistët, megjithatë ata kanë vendosur që të mos presin dhe kanë vazhduar ecjen në këmbë diku për 40min në errësirë dhe në temperatura mjaft të ulëta.

Mali Hakodate është një destinacion i njohur turistik, ku zakonisht shumica e turistëve preferojnë që nga maja e malit të shohin qytetin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale