Bjellorusia përgatitet sot për protesta të reja në të cilat pritet të kundërshtohet vendimi i presidentit Aleksander Lukashenko që urdhëroi një ditë më parë forcat e armatosura të qëndrojnë në gatishmëri, për të mbrojtur kufijtë perëndimor të vendit.
Mijëra qytetarë kanë dalë nëpër rrugë, që kur Lukashenko, në pushtet që prej vitit 1994 –shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit. Mbi 7,000 protestues janë arrestuar dhe qindra të tjerë janë rrahur nga policia.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar votimet dhe kanë dënuar brutalitetin e përdorur nga autoritetet ndaj protestuesve. Së fundi u raportua se trupi i një djali të ri, i cili u zhduk pas një proteste në 12 gusht, ishte në një pyll në afërsi të Minskut. Trupi i tij u tha se kishte shenja të dhunës. Svyatlana Tsikhanouskaya, kandidatja opozitare, që u largua në Lituani pas zgjedhjeve presidenciale, pretendon se ka fituar 60 deri në 70 përqind të votave.
Një ditë më parë, ajo deklaroi se bjellorusët duhet të luftojnë për të drejtat e tyre dhe nuk duhet t’i besojnë Lukashenkos kur thotë se vendi është nën kërcënim ushtarak. Komentet e saj lidheshin me pretendimet e presidentit se trupat e NATO-s në Poloni dhe Lituani i janë afruar kufijve me Bjellorusinë. NATO I quajti deklarata të tilla “të pabaza”./tch/
Qeveria nesër mban mbledhje
KEK: Nuk ka rrezik gjatë punimeve në TC “Kosova B”
Ukraina thotë se vrau dhjetëra rusë në dy sulme në rajonin l...
Hajnat mësyjnë shtëpinë e Benjamin Pavardit, reagon shpejt K...
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...