Bjellorusia ka forcuar kontrollet kufitare edhe pse pikat e kalimit kufitar vazhdojnë të jenë operacionale, deklaruan autoritetet bjelloruse për agjencinë Interfaks.
Dje, presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko deklaroi se Bjellorusia mbylli “kufirin shtetëror me Perëndimin, para së gjithash me Lituaninë dhe Poloninë” dhe se ”me keqardhje të madhe detyrohem të përforcoj kufirin me Ukrainën”.
Komiteti Shtetëror bjellorus i Kufijve ka bërë të ditur se ”shërbimi kufitar ka forcuar kontrollet përgjatë kufijve shtetërorë të Republikës së Bjellorusisë duke përdorur forcat taktike rezervë, por në të njëjtën kohë, pikat e kalimit kufitar brenda dhe jashtë vendit funksionojnë normalisht”./Atsh/
Qeveria nesër mban mbledhje
KEK: Nuk ka rrezik gjatë punimeve në TC “Kosova B”
Ukraina thotë se vrau dhjetëra rusë në dy sulme në rajonin l...
Hajnat mësyjnë shtëpinë e Benjamin Pavardit, reagon shpejt K...
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...