Përparimi i Rusisë në Ukrainë vazhdon pa ndërprerje , ndërsa Moska po bën çdo përpjekje për të gjetur aleatë.
Në një kohë kur Bjellorusia ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për Kremlinin, Minsk pritet të fillojë stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Ukrainën.
Në veçanti, një zyrtar bjellorus, Andrei Krivonosov, tha se stërvitjet në rajonin Gomel, pranë kufirit me Ukrainën , do të fillojnë më 22 qershor .
Kujtojmë se pak ditë më parë presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko urdhëroi krijimin e një administrate të re ushtarake në pjesën jugore të vendit në kufi me Ukrainën.
Bjellorusia planifikon të vendosë njësi të forcave speciale në tre zona pranë kufirit të saj jugor me Ukrainën, ndërsa Lukashenko vlerësoi kontributin e Rusisë në ndërtimin e raketave për të forcuar mbrojtjen e saj.
Më herët, Lukashenko njoftoi blerjen e sistemeve kundërajrore S-400 dhe raketave Iskander nga Rusia.
Minsku është aleati kryesor i Moskës dhe ka akuzuar Perëndimin se është “në luftë me Rusinë” në Ukrainë./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit