Ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për të ndërmjetësuar një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit vazhdojnë, më shumë bisedime janë planifikuar në Kajro, sipas dy burimeve të njohura me këtë çështje.
Koha e saktë e bisedimeve është e paqartë, por ato do të mbahen në nivel ekspertësh, raporton CNN transmeton Arbresh.info.
Bisedimet e fundit në Paris kanë përfshirë edhe nivelin e drejtorit.
Negociatorët nga SHBA, Izraeli, Egjipti dhe Hamasi pritet të marrin pjesë, sipas një burimi diplomatik të njohur me diskutimet. Nuk është e qartë nëse Katari do të marrë pjesë.
Diskutimet mes Izraelit dhe Hamasit do të ishin të tërthorta, në dhoma të veçanta.
Izraeli i ka kërkuar Hamasit një listë të pengjeve që janë gjallë dhe të vdekur. Hamasi ende nuk i është përgjigjur takimit të së premtes së kaluar në Paris, i cili u pasua këtë javë me takime teknike në Doha me ekipe nga SHBA, Egjipti, Katari dhe Izraeli.
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur